Vetëplagosje me armë zjarri shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Vetëplagosje me armë zjarri shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Kronika January 24, 2026 - 08:32

Një rast i vetëplagosjes me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 janar 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Bekim Fehmiu”, ku një mashkull shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator pa fishek, transmeton Zeri.info.

Lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, meshkuj kosovarë, të dyshuar, të cilët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Zëri