Rusia po humb 45 mijë ushtarë në muaj, thotë Zelensky
Foto: AP

Rusia po humb 45 mijë ushtarë në muaj, thotë Zelensky

Kronika January 22, 2026 - 16:09

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar në Davos se Ukraina ka arritur të ndalë rritjen e ushtrisë ruse në rrethanat aktuale.

Ai tha se Rusia po humb rreth 45,000 trupa në muaj.

“Vitin e kaluar, në këto muaj, shifra ishte rreth 15,000. Pra, Rusia nuk po mendon për këtë, por ne po mendojmë. Ne mendojmë se si ata humbin dhe sa ushtarë humbin. Ne e dimë se ata mobilizojnë 40,000–43,000 në muaj dhe fillojnë të humbin 45,000. Nga këta 43,000 duhet ta dini se rreth 10–15 për qind janë dezertorë dhe ka edhe të plagosur. Por ushtria e tyre ka ndalur së rrituri. Kjo është e rëndësishme”, tha Zelensky.

Ai shtoi se e vetmja mënyrë që Rusia ta përmbysë këtë situatë është thirrja e më shumë personave për shërbim ushtarak.

Në fund të fjalimit të tij, ai u bëri thirrje pjesëmarrësve në Davos që kanë mundësi të sjellin investime në Ukrainë, ta bëjnë këtë. /Zëri