Një muaj paraburgim pejanit që tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
Kronika
January 22, 2026 - 14:37
Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit E.I., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.
Siç ka njoftuar Gjykata, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Paraburgimi është caktuar bazuar në kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale dhe do të jetë në fuqi nga data 20.01.2026, ora 13:50, deri më 19.02.2026, ora 16:00. /Zëri