Policia në Leposaviq gjen uniformë me simbole të Serbisë, municion e çanta ushtarake
Foto: Laura Hasani

Policia në Leposaviq gjen uniformë me simbole të Serbisë, municion e çanta ushtarake

Kronika January 22, 2026 - 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 18:00, gjatë patrullimit në fshatin Llozno të Leposaviqit, ka hasur në gëzhoja të fishekëve të armës së gjuetisë.

Pas kësaj, janë kontrolluar tri shtëpi, të pabanuara dhe në të janë gjetur dhe konfiskuar:80 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një rrethatore, dy gëzhoja, disa çanta ushtarake, një uniformë me simbole të Serbisë, një maskë ushtarake, dy baza me barot për mbushje, një qese me sfera metalike, dy gota barot për mbushje të fishekëve, 140 kapsula për fishekë, tri vegla pune dhe disa gëzhoja të fishekëve.

“Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri