Rrahje mes shtatë personave në Ferizaj, dy theren me thikë - dy arrestohen

Rrahje mes shtatë personave në Ferizaj, dy theren me thikë - dy arrestohen

Kronika January 21, 2026 - 09:48

Një përleshje mes shtatë personave është raportuar mbrëmë rreth orës 22:55 në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Sipas Policisë, pas një mosmarrëveshjeje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes vete, prej të cilëve pesë janë të mitur.

Si pasojë e incidentit, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga mjet i mprehtë (thikë) dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Pesë persona janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, dy të dyshuar të mitur janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Zëri