Dyshohet se vrau nënën, Prokuroria thotë se 30-vjeçari kishte çrregullime mendore
Foto: Zëri / Ilustrim

Dyshohet se vrau nënën, Prokuroria thotë se 30-vjeçari kishte çrregullime mendore

Kronika January 21, 2026 - 09:19

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së martës në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një 30-vjeçar me inicialet F.B. dyshohet se e ka vrarë nënën e tij, raporton Zeri.info.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, dyshohet se 30-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po ashtu Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë. Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML. Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prizren, 21 janar 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë.

Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML.

Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes. /Zëri