Gjest human në Podujevë, dy qytetarë dorëzojnë në Polici portofolin e humbur
Foto: Policia e Kosovës

Gjest human në Podujevë, dy qytetarë dorëzojnë në Polici portofolin e humbur

Kronika January 21, 2026 - 08:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon të mbetet adresa e parë e besimit për qytetarët, përmes bashkëpunimit dhe veprimeve të përgjegjshme në shërbim të komunitetit.

Sipas njoftimit, mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor në Podujevë, dy qytetarë me inicialet S.B. dhe L.B. kanë dorëzuar një portofol të gjetur, i cili përmbante para dhe dokumente personale.

Pas procedurave të nevojshme, portofoli i është kthyer pronarit të tij, duke përmbyllur me sukses rastin.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestin human, duke vlerësuar veprimet që forcojnë besimin dhe solidaritetin në shoqëri.