Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuarit
Foto: Zëri / Ilustrim

Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim për katër të dyshuarit

Kronika January 20, 2026 - 14:29

Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të arrestuar për dallavere me lejet për armë.

Kjo u konfirmua nga Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Prokurori kompetent i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pranë gjykatës kompetente”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

Në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy të një kompanie private.