Përfshihen nga zjarri drutë brenda hapësirës së shkollës “Sylejman Vokshi” në Deçan
Foto: Facebook

Përfshihen nga zjarri drutë brenda hapësirës së shkollës “Sylejman Vokshi” në Deçan

Kronika January 20, 2026 - 08:53

Mëngjesin e sotëm zjarri ka përfshirë një hapësirë të shkollës fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan.

Sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur.

Menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Hulaj ka bërë të ditur se procesi mësimor në “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje.

“Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje”, ka shkruar ai në Facebook.

“Falënderojmë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe profesional, sidomos duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe temperaturat e ulëta, ku kanë qëndruar në terren gjatë gjithë natës”, ka theksuar Hulaj.