Arrestimi i katër personave për dallavere me leje të armëve, Policia jep detaje
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestimi i katër personave për dallavere me leje të armëve, Policia jep detaje

Kronika January 20, 2026 - 08:50

Gjatë së hënës janë arrestuar katër persona, nën dyshimin se kanë bërë dallavere për leje të armëve, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, nga ky aksion janë arrestuar tre meshkuj dhe një grua, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Policia bën të ditur se nga aksioni i së hënës janë bastisur e kontrolluar dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist, si dhe një zyrë në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ku janë sekuestruar shtatë telefona mobilë, dosje dhe dokumente që lidhen me veprën.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar

Prishtinë, 19.01.2026-06:05. Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër, kosovarë, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, ku dyshohet se kanë marrë ryshfet për pajisje me leje të armëve persona të ndryshëm pa prezencën e tyre. Janë kontrolluar dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyre në objektin e MPB-së, ku janë sekuestruar shtatë telefona mobilë, dosje dhe dokumente që lidhen me veprën. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri