Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiqit, i akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës
Foto: Laura Hasani

Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiqit, i akuzuar për dhunim seksual gjatë luftës

Kronika January 20, 2026 - 07:55

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fillestare kundër Cvetko Kostiqit.

Ai akuzohet për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në rajonin e Vushtrrisë në mars të vitit 1998.

“E dëmtuara në pamundësi që të lërë gjyshen e saj, e cila ishte në moshë të shtyrë, ka qëndruar me gjyshen në këtë shtëpi dhe gjatë kohës sa ka qenë në këtë shtëpi kanë ardhur tre policë serbë të armatosur dhe me uniforma të policisë, në mesin e tyre i pandehuri Cvetko Kostiq, i cili e kishte urdhëruar të dëmtuarën F1 që të hynte brenda në shtëpinë, ku pas pak minutave kishin hyrë edhe dy pjesëtarë të forcave serbe të uniformuar, të cilët e detyrojnë të dëmtuarën që të shkonte në një dhomë tjetër, ndërsa gjyshja të qëndronte aty ku ishte”, thuhet në aktakuzën kundër Cvetko Kostiqit.

Sipas njoftimit, seanca zhvillohet nga ora 09:30.