Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet
Kronika
January 19, 2026 - 08:57
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa turpi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Policia ka bërë të ditur se tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim mbi vdekjen
Fushë-Kosovë / 18.01.2026 – 11:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri