Një person në Kaçanik sulmon babanë, nënën dhe motrën e tij

Një person në Kaçanik sulmon babanë, nënën dhe motrën e tij

Kronika January 17, 2026 - 08:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të premten, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait, nënës dhe motrës së tij.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse. /Zëri