Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

Kronika January 16, 2026 - 08:53

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Prezantim i rrejshëm si person zyrtar” dhe “Sulm”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Prezantim i rrejshëm si person zyrtar’ dhe ‘Sulm’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.