Qytetarët në Pejë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro, që i gjetën në një lokal

Qytetarët në Pejë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro, që i gjetën në një lokal

Kronika January 15, 2026 - 12:27

Policia në Pejë ka njoftuar se dy qytetarë kanë dorëzuar në Stacion Policor 10 mijë e 50 euro, që i kishin gjetur në një lokal. Ato i janë kthyer pronarit.

“Më datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejë, është raportuar nga një qytetar se në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë, në një lokal, i ka humbur një shumë të hollash në vlerë prej dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) euro. Më datën 13.01.2026, dy qytetarë nga Peja kanë ardhur në Stacionin Policor në Pejë dhe kanë dorëzuar shumën e të hollave prej: dhjetëmijë e pesëdhjetë (10050) eurove, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën e lartcekur. Policia ka kontaktuar personin, të cilit i kishte humbur të hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejë dhe pas hetimeve të nevojshme në koordinim me prokurorin e Shtetit nga zyrtarët Policor i janë kthyer të hollat. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.