Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi, sërish para Gjykatës

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi, sërish para Gjykatës

Kronika January 15, 2026 - 10:10

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sërish në sallën e gjyqit të enjten.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej tre milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licencuar në Kosovë.