Arrestohet i dyshuari për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë
Kronika
January 15, 2026 - 09:16
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer katër raste të vjedhjeve.
Sipas PK-së, i dyshuari është B.V., 44-vjeçar, raporton Zeri.info.
“Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri