Arrestohet një person për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023
Kronika
January 14, 2026 - 09:42
Një person është arrestuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S.R. nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.
Në njoftim, Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, duke shtuar se për veprime të mëtejshëm publiku do të njoftohet me kohë. /Zëri