Arratisja e Altin Ndocit, dyshohet se është fshehur në Tiranë
Altin Ndoci dyshohet se është fshehur në Tiranë. Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha në emisionin “Studio 24” se automjeti tip “Audi” me të cilin u arratis 38-vjeçari është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Vorës.
Ajo tha se policia ka humbur gjurmët në këtë zonë, ndërsa po punon për të mbledhur kamerat e sigurisë në hyrje të kryeqytetit.
“38 vjeçari duket se është fshehur në Tiranë. Janë këto informacionet e fundit që vijën nga grupi hetimor në Durrës. Makina Audi, me të cilin u arratis rreth orës 13: së bashku e një person tjetër, është parë për herë të fundit në autostradën Tiranë Durrës duke kaluar Vorën. Në hyrje të Tiranës, policia ka humbur gjurmët e automjetit”, tha gazetarja.
Sipas gazetares, një tjetër detaj që e shtyn grupin hetimor se ngjarja ka qenë e planifikuar është fakti se policia është njoftuar 10 minuta me vonesë.
“Është vonesa me të cilën është lajmëruar policia e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e repartit infektiv të spitalit, ngjarja ka ndodhur në orën 13:02 minuta. Ku në katin e 4 ku është edhe një zonë e posaçme për trajtimin e të burgosurve, ndërkohë policia e Durrësit është lajmëruar në 13:12 minuta. 10 minuta me vonesë”, u shpreh gazetarja.