Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave, dyshohen për vjedhje
Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e këtyre personave, dyshohen për vjedhje

Kronika January 13, 2026 - 14:58

Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë për bashkëpunim në lidhje me identifikimin e disa personave.

Sipas njoftimit të PK-së, ata janë të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected].