I mituri i therur me thikë në Gjakovë dërgohet në QKUK, Policia jep detaje

I mituri i therur me thikë në Gjakovë dërgohet në QKUK, Policia jep detaje

Kronika January 13, 2026 - 14:46

Një i mitur është therur me thikë mesditën e sotme në Gjakovë, pas një përleshjeje që kishte me disa bashkëmoshatarë.

I mituri që është therur me thikë, fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës, e më pas është transferuar për në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, më datë 13 janar 2026, rreth orës 12:30, është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën ‘Beqir Kastrati’ mes disa personave të mitur. Si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka marr trajtim mjekësorë fillimisht në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka bërë të ditur se viktima është intervistuar në prani të prindit, kurse i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar.

“Viktima është intervistuar në prani të prindit ndërsa njëri nga të dyshuari është duke u intervistuar. Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, theksoi Krasniqi. /Zëri