Të plagosurit në Deçan, Spitali i Pejës: Dy janë bartur në QKUK, një po trajtohet te ne
Kronika
January 13, 2026 - 11:11
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se mbrëmë i kanë pranuar tri viktimat që u plagosën në një lokal në Deçan.
Spitali thotë se dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa një ende po trajtohet në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
“Mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri