Një qytetar nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Kronika
January 12, 2026 - 19:50
Një akt i qytetarisë është raportuar në Ferizaj me datën 12.01.2026, rreth orës 16:00, ku një qytetar ka gjetur një shumë parash në rrugë dhe e ka dorëzuar në Polici.
“Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar ‘Shënim zyrtar”. Paratë ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia ka bërë thirrje qe qytetarit që i kanë humbur këto para të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij.
“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare”, thuhet ndër tjera. /Zëri