Një i ndaluar sulmoi policinë brenda stacionit policor në Ferizaj
Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 janar 2026, rreth orës 15:40, në Stacionin Policor në Ferizaj. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka ndërmarrë veprime të dhunshme ndaj zyrtarëve policorë gjatë ndërhyrjes së tyre.
Si pasojë e incidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë, si dhe vetë i dyshuari. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
Raporti i plotë:
Stacioni Policor Ferizaj 09.01.2026 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.