Gruaja në Prishtinë pëson dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe prindi i tij

Gruaja në Prishtinë pëson dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe prindi i tij

Kronika January 10, 2026 - 08:45

Një grua në Prishtinë ka raportuar se në vazhdimësi ka qenë viktimë e dhunës fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj dhe prindi i tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 6 janar 2026, rreth orës 17:58 ku një grua, ka deklaruar se dhuna ka qenë e vazhdueshme, ndërsa pas incidentit ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Policia ka njoftuar se palët e përfshira janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Zëri