Vdes gruaja që u aksidentua para një jave në Slivovë të Prishtinës
Kronika
January 10, 2026 - 08:35
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur para një jave në fshatin Slivovë të Prishtinës.
Sipas informatave zyrtare, rasti kishte ndodhur më 3 janar 2026, rreth orës 14:33. Viktima, një femër kosovare, pas aksidentit ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku kishte qenë nën përkujdesje mjekësore.
Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë sot. më 10 janar 2026. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, transmeton Zeri.info.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Zëri