Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, Policia jep detaje

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, Policia jep detaje

Kronika January 08, 2026 - 18:20

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e dyshekëve “Comodita” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se menjëherë njësitet e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas autoriteteve, flakët janë të përmasave të mëdha dhe ndërhyrja emergjente është ende në zhvillim,