Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy persona
Foto: Laura Hasani

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika January 08, 2026 - 17:40

Dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë janë arrestuar sot në Prishtinë, falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, raporton Zeri.info.

" Pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar,  P.G., 36 vjeç dhe B.K., 28 vjeç", thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm. /Zëri