Digjet objekti i një biznesi në Gjakovë, nuk raportohet për të lënduar
Kronika
January 08, 2026 - 17:26
Objekti i një biznesi në Gjakovë ka marrë flakë, por që deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se janë evakuaar punëtorët.
Ai ka njoftuar se njësia emergjente, zyrtarët policor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Graishta ka thënë se kanë pranuar mbështetje shtesë edhe nga njësitë e zjarrfikësve të Deçanit.
Sipas tij, prokurori kujdestar është i informuar për rastin, ndërkaq për detajet e tjera Policia e Kosovës do të dal me një njoftim zyrtar./rtk