39 të arrestuar dhe 7 në kërkim nga aksioni i sotëm i Prokurorisë dhe Krimeve Ekonomike
Kronika
January 08, 2026 - 14:29
Prokuroria Themelore në Prizren sot ka ndërmarrë një aksion të madh ndaj ish-drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Sot në një konferencë për media Prokuroria ka dhënë detaje në lidhje me aksionin.
Në këtë konferencë u konfirmua se janë arrestuar 39 persona, derisa 7 të tjerë gjenden jashtë Kosovës, transmeton Zeri.info
Po ashtu u konfirmua se në mesin e të arrestuarve janë ish-drejtori i BKS-së Sami Mazreku dhe ish-drejtori i Financave në BKS, Valon Berisha. /Zëri