Policia jep detaje për zjarrin në ish-hotelin “Union”

Policia jep detaje për zjarrin në ish-hotelin “Union”

Kronika January 08, 2026 - 13:45

Një zjarr ka shpërthyer sot në objektin e ish-hotelit “Union” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e zjarrit.

“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për një zjarr aktiv në një depo të një objekti në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. /Zëri