Kjo është lista e personave të përfshirë në aferën njëmilionëshe në BKS
Prokuroria Themelore në Prizren ka realizuar një operacion të madh në disa lokacione lidhur me keqpërdorim masiv financiar dhe pagesa të pajustifikuara në vlerë totale prej mbi një milion euro (BKS).
Gazeta Insajderi kishte raportuar më herët për një auditim të brendshëm në BKS listën e plotë të emrave të përfituesve të një milion eurove, të cilin mund ta gjeni më poshtë:
Ariana Domniku Collaku, Yll Collaku, Marigona Collaku, Naxhije Collaku, Naser Biri, Jetesa Biri, Ron Biri Bardh Hoti, Mirjeta Kosumi, Agon Bardhi, Hasip Meleqi, Agim Krasniqi, Trendeline Azemi, Lirim Ahmetaj, Kushtrim Demolli, Mentor Demolli, Egzona Gashi, Lumnije Osmani, Rilind Hasani, Paris Starabanja, Florent Sylejmani, Kimete Kuliqi, Fehmi Bajrami, Brendona Mujaj, Faton Hajdari, Hana Rastavica, Valbone Hoxha, Nora Mucaj, Mergim Zabeli, Leonora Berishaj, Shefqet Mjeku, Leonard Rexhaj, Bajram Osmani, , Diellza Kabashi, Enis Osmani, Besiana Murati, Arbnora Peci, Valon Duraj, Suad Haliti, Adem Nasufi, Ariana Mehmeti, Hana Ullak, Muhamet Rexhepi dhe subjekti juridik “Reforma” SHPK.
Burime të këtij mediumi përbrenda autoriteteve të sigurisë bënë të ditur se disa nga ta janë arrestuar si shkak i këtyre keqpërdorimeve.
Auditimi zbuloi raste të kompensimit të dyfishtë të dëmeve. Në disa raste, BKS-ja ka paguar palën e dëmtuar dhe më pas ka paguar përsëri edhe kompaninë e huaj të sigurimit për të njëjtin aksident, duke rënduar buxhetin e saj.
Auditimi kishte identifikuar 14 raste ku pagesat janë bërë pa pasur raportin origjinal të policisë.
U gjetën po ashtu raste ku BKS-ja, pas një vendimi fillestar për fajësi 50%, e ka ndryshuar atë në 100% pa asnjë ekspertizë shtesë, duke rritur në mënyrë artificiale dëmin që duhej paguar.