Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës, në pranga disa të dyshuar
Kronika
January 08, 2026 - 07:52
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.
Deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
Burimet të “Betimi për Drejtësi” kanë bërë me dije se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit”, “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “Ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe "Falsifikim të dokumentit”.
Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.