I publikuan në rrjete sociale, dënohen dy shoferë në Ferizaj për kundërvajtje të rënda
Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë identifikuar dy shoferë dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkimore për kundërvajtje të rënda në komunikacion, të cilat ishin publikuar në rrjetet sociale.
Shoferi 21-vjeçar është ndëshkuar më gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për kundërvajtje të tejkalimit të shpejtësisë.
“Shoferi L.B. (21 vjeç) është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për kundërvajtje të tejkalimit të shpejtësisë. Ai, duke drejtuar veturën BMË X6 me targa të huaja, në fshatin Greme të Ferizajt, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 209 km/h. Shoferi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, shoferi tjetër, 27-vjeçar është ndëshkuar me ) me gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative.
“Po ashtu, është ndëshkuar edhe shoferi tjetër E.K. (27 vjeç) me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative, i cili në fshatin Zllatar të Ferizajt, duke drejtuar veturën Seat Ibiza me targa vendore, ka kryer lëvizje të vrullshme me automjet. Edhe ky shofer e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar, e cila ishte publikuar në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.