Dyshohet se konsumoi preparate kimike, vdes një 43-vjeçare nga Suhareka

Dyshohet se konsumoi preparate kimike, vdes një 43-vjeçare nga Suhareka

Kronika January 07, 2026 - 20:38

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se dyshohet se ajo kishte konsumuar preparate kimike, ku dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

“Sot më datën 07.01.2026, rreth orës 11:40, Policia ka pranuar informatën se një femër rreth 43 vjeçare, nga fshati Grejkovc, Komuna e Suharekës, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshimin se kishte konsumuar preparate kimike. Lidhur me këtë rast, rreth orës 15:00, Policia është informuar nga QKUK-ja se viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.