Dy të plagosur e tre të dyshuar në arrati, Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prizren

Dy të plagosur e tre të dyshuar në arrati, Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Prizren

Kronika January 06, 2026 - 09:55

Mbrëmjen e së hënës dy persona janë plagosur me armë zjarri, shkruan Zeri.info.

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se njëri prej tyre është liruar për në shtëpi.

Siç bëhet e ditur, tre të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur që të identifikojë të dyshuarit dhe u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, që dyshohet të jetë me gaz.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje e mbetur në tentativë & Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Prizren / 05.01.2026 – 22:45. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Prizren për shkak të dyshimit se ishin plagosur me armë zjarri nga persona të dyshuar, të cilët pas incidentit, me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i Shtetit dhe janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe në njërën prej shtëpive është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë që dyshohet të jetë me gaz. Njëri prej viktimave pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi, kurse tjetri është ndalur për trajtim të mëtejmë mjekësor. Të dyshuarit gjenden në kërkim policor, ndërsa rasti në procedurë hetimore. /Zëri