“Shfrytëzim seksual i fëmijës”, ekstradohet i dyshuari nga Kosova në Turqi
Foto: Laura Hasani

“Shfrytëzim seksual i fëmijës”, ekstradohet i dyshuari nga Kosova në Turqi

Kronika January 06, 2026 - 09:15

Kosova e ka ekstraduar të hënën në Turqi një shtetas turk, që ishte nën kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia nën dyshimin për veprat penale “Shfrytëzim seksual i fëmijës” dhe “Privim i lirisë së fëmijës”, të sanksionuara sipas Kodit Penal të shtetit turk.

I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës dhe është ekstraduar falë bashkëpunimit me institucionet turke.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk. I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

Policia ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me shtete e organizata ndërkombëtare me qëllim të ndalimit të aktiviteteve kriminale.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Kosova në Turqi

Prishtinë, më 6 janar 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.

I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë bashkëpunimin me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera të jashtëligjshme. /Zëri