Prishtinë: Policia gjobit një person për hedhje të mbeturinave nga vetura
Kronika
January 05, 2026 - 16:12
Njësiti i Trafikut në Prishtinë ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi që i njëjti është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik.
Policia ka bërë të ditur se, pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
"Autoritetet apelojnë te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla që cenojnë higjienën publike dhe sigurinë në rrugë", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri