Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton
Kronika
January 05, 2026 - 13:32
Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje”.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’”.
Kushdo që ka informacione, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit 192, ose përmes e-mailit [email protected].

