Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, zyrtarët e stacionit policor në Kaçanik kanë kryer një arrestim të një personi të kërkuar nga autoritetet gjyqësore.
Bëhet fjalë për B.D., 31 vjeç, i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas kompletimit të të gjitha procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm, B.D. është dërguar në vuajtje të dënimit, i cili është vendosur të zgjasë 90 ditë.
“Më datën 03.01.2026, rreth orës 06:00, zyrtarët policorë të stacionit policor në Kaçanik, në rrugën ‘Faruk Dogani’, kanë arrestuar personin e kërkuar B.D. (31 vjeç). Ai ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditësh”, thuhet në njoftim.