Një grua bie nga ura e re e Ibrit, dërgohet në Emergjencë
Kronika
January 02, 2026 - 00:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit.
Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
“Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai.