Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Gjilan
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Gjilan

Kronika January 01, 2026 - 09:07

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në qytetin e Gjilanit.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, shkruan Zeri.info.

Policia po ashtu njofton se viktima ishte duke jetuar i vetëm.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa bëhet e ditur se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM I VDEKJES

Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri