I dhanë drogë e alkool, një grua në Fushë-Kosovë dhunohet nga dy persona
Një rast i dhunimit është raportuar mëngjesin e së mërkurës në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, një femër është dhunuar nga dy persona të panjohur, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raport, fillimisht viktimës i është dhënë alkool, e më pas edhe drogë, ku pastaj është dhunuar nga dy të panjohurit në një motel në Fushë-Kosovë.
Policia njofton se, të dyshuarit, pasi që e kanë dhunuar, me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë lënë në rrugë viktimën.
“Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim”, thuhet në njoftim.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
DHUNIM
Fushë Kosovë 31.12.2025 – 05:30. Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas viktimës, ajo fillimisht i është dhënë alkool dhe drogë, ku pastaj është dhunuar në një motel nga dy të dyshuar meshkuj të pa njohur. Viktima pastaj me forcë është fut në veture dhe është lënë në rrugë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim. /Zëri