Dëmtohet trafoja e Ibër-Lepencit në Korroticë të Epërme, vjedhje me vlerë 15 mijë euro
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në fshatin Korroticë e Epërme, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e Ibër-Lepencit.
Sipas ankuesit, meshkuj kosovar, të dyshuarit kanë thyer derën e objektit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit.
Përveç dëmtimit të pajisjes, ata kanë vjedhur edhe kabllot elektrike si dhe vajin e trafos, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen rreth 15.000 euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Ende nuk ka të dyshuar apo persona të arrestuar lidhur me këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc NN – NN. Më 31.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hapur derën e objektit të Ibër Lepencit dhe kishin dëmtuar trafon e cila i vë në funksion pompat e ujit. Përveç dëmtimit trafos ia kishin vjedhur kabllot dhe vajin duke shkaktuar dëme në vlerë rreth 15.000 euro. Rasti është duke u hetuar. /Zëri