Gjendet i vdekur një person në Restelicë të Dragashit
Kronika
December 31, 2025 - 10:50
Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së martës është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Restelicë të Dragashit, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia është duke e hetuar këtë rast.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim i vdekjes
Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri