Pejania rreh nënën e saj
Foto: Ilustrim

Pejania rreh nënën e saj

Kronika December 30, 2025 - 09:37

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Pejë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, vajza ka rrahur nënën e saj.

Policia po ashtu njofton se viktima, në këtë rast nëna, ka pranuar trajtim mjekësor, përderisa e dyshuara, vajza, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunë në familje

Pejë, 29.12.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi është përleshur me nënën e saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri