Këmbësori goditet për vdekje nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës
Kronika
December 30, 2025 - 08:31
Një person ka vdekur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se viktima është goditur nga një veturë.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë-Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka treguar Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal. /Zëri