Ushtrim i presionit te votuesit, kryetarja e Ranillugut intervistohet nga policia
Kronika
December 28, 2025 - 15:30
Një incident tjetër u regjistrua sot në rajonin e Anamoravës.
Kryetarja e Ranillugut, Tanja Antiq, po dyshohet se ka ushtruar presion ndaj votuesve që të votojnë për një subjekt të caktuar politik.
Ajo është intervistuar nga organet e rendit, e për të cilin rast për Klan Kosova detaje dha togeri Ismet Hashani, nga Policia e Gjilanit.
“Prokurori ka qenë këtu në vendin e ngjarjes dhe sigurisht që për rrjedhën e këtij rasti do të njoftohemi me kohë”, deklaroi Hashani.
Ai foli edhe për incidentet e tjera që ndodhën deri tani gjatë ditës, të cilat tha se nuk janë shumë serioze.