Një pacient ik nga Enti Special i Shtimes
Kronika
December 26, 2025 - 09:56
Një pacient raportohet se ka ikur nga Enti Special i Shtimes.
Lajmin e ka raportuar në Polici një infermier, i cili ka thënë se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, transmeton Zeri.info.
Policia po heton rastin.
“Rr. ‘Tahir Sinani’, Shtime, 25.12.2025 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se pacienti - viktima mashkull kosovar është larguar nga Enti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri