Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në Fushë-Kosovë

Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në Fushë-Kosovë

Kronika December 24, 2025 - 23:44

Një 21-vjeçar është arrestuar sonte në Fushë Kosovë, i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Bazuar në njoftimin e Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur  kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës, ku është raportuar se prej tetë automjeteve të ndryshme, janë vjedhë mjete pune e gjësende të tjera.

Hetuesit policor gjatë bastisjes në vendbanimin e E.H., kanë gjetur dhe sekuestruar mjete pune e gjësende të vjedhura të cilat u janë kthyer pronarëve.

“Personi i dyshuar  E.H . mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale lidhur me rastet”, thuhet në njoftim.